Punëtorët e KEK-ut sot në protestë, a do të hyjnë në grevë?


Gazeta Express
25 Qershor 2019 9:39

Sot në sheshin “Zahir Pajaziti” në orën 12:00 do të mbahet protestë nga  punëtorët e KEK-ut.

Ata sot do të kërkojnë lidhjen e marrëveshjes kolektive për këtë kompani, dhënien e pagës jubilare në vazhdimësi e jo vetëm për periudhën 2015-2017, rivitalizimin e Termocentralit Kosova A, rishikimin e Ligjit për Paga dhe rritjen e shujtës së ushqimit.

Ata kanë zgjedhur protestat për të paraqitur këto kërkesa dhe për t’i dhënë ultimatum Qeverisë për përmbushjen e tyre.

Në rast se këto kërkesa nuk realizohen ata paralajmërojnë edhe grevë.

Ata thonë se deri më tash nuk kanë marrë ndonjë premtim nga Qeveria e Kosovës, për përmbushjen e ndonjërës nga kërkesat e sindikatës.

Te fundit


Kthehu lart