Punë e vështirë për Arsenalin, Chelsea do fitore - Gazeta Express
string(47) "pune-e-veshtire-per-arsenalin-chelsea-do-fitore"

Punë e vështirë për Arsenalin, Chelsea do fitore

Gazeta Express

07/07/2020 16:00

“Topçinjtë” do të kenë punë sonte me Leicester Cityn, Chelsea e viziton Crystal Palacen

Arsenalin e pret një punë mjaft e vështirë sonte.

Lexo Edhe:

“Topçinjtë” do ta presin Leicester Cityn, i cili po shfaq formë të lartë këtë sezon.

Për “Gunners” do të jetë mjaft e rëndësishme një fitore eventuale për t’i mbajtur gjallë shpresat për pjesëmarrje në garat evropiane.

Granit Xhaka e Shkodran Mustafi me shokë po kalojnë nëpër një periudhë pozitive dhe i duan tri pikë sonte.

Nga ana tjetër, Leicesterit i duhen pikët për të mbetur në Top 4.

Aktualisht ky ekip gjendet në vendin e tretë, vetëm 3 pikë më shumë se Manchester United, që është i pesti.

Kjo ndeshje fillon në orën 21:15.

Ndërkohë, sonte zbret në fushë edhe Chelsea, të cilin e gostit Crystal Palace.

Kjo ndeshje fillon në orën 19:00. /Gazeta Express/