Malick Thiaw do të jetë qendërmbrojtësi më i ri i Newcastle United.
Sipas Fabrizio Romanos, gjithçka është drejt finalizimit, me klubin anglez dhe AC Milan që kanë arritur një marrëveshje verbale për transferimin.
Paketa e plotë e transferimit kap vlerën e 40 milionë eurove, përfshirë edhe bonuse të ndryshme. Milani ka pranuar ofertën e paraqitur nga Newcastle, ndërsa marrëveshja tashmë është në fazat përfundimtare.
Thiaw ka qenë i qartë që në fillim – dëshironte vetëm kalimin te Newcastle. 23-vjeçari pritet të udhëtojë së shpejti drejt Anglisë për të kryer vizitat mjekësore dhe për të zyrtarizuar kalimin, ku do të veshë fanellën bardhezi nën urdhrat e trajnerit Eddie Howe.