Punë e kryer, Barella lojtar i Interit


Gazeta Express
10 Korrik 2019 21:45

Interi pritet ta bëjë zyrtare blerjen e Nicolo Barellas brenda pak orëve, pasi klubi i tij Cagliari e ka pranuar ofertën prej 40 milionë euro plus 10 milionë të tjera në bonuse të ndryshme.

Mesfushori italian e bëri të qartë para pak muajsh se klubi i vetëm që ai e dëshiron është Interi, duke i refuzuar ofertat nga Napoli, Milani dhe Roma, transmeton Gazeta Express.

Sipas Sky Sport Italia, zikaltrit tani po e presin vetëm dritën e gjelbër nga shefat e tyre në Kinë.

Barella do të jetë i Interit për 40 milionë euro kesh, plus pesë milionë bonuse lehtësisht të arritshme dhe pesë milionë të tjera më vështirë të arritshme.

Kjo do ta çonte në 50 milionë euro transferimin e tij, shumë që e ka kërkuar me ngulm Cagliari. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart