Puna e palodhshme e Asensios, synon të rikthehet sa më parë


Gazeta Express
21 Nëntor 2019 23:44

Asensio është duke punuar vazhdimisht që të rikthehet sa më shpejt në fushë

23-vjeçari mungon që nga korriku, kur u dëmtua në miqësore ndaj Arsenalit në Amerikë.

Ai këputi ligamentet e kryqëzuara, dëmtim që do së paku 7 muaj kohë për t’u riaftësuar plotësisht.

Që nga atëherë, Marco ka nisur me procesin e rikuperimit dhe së fundmi ka postuar një video në rrjetet sociale.

“Një ditë më shumë, një ditë më pak”, ka shkruar Asensio, që shihet duke punuar shumë që sa më parë të rikthehet në fushë.

Asensio deri më tani ka shënuar 31 gola dhe ka dhuruar 44 asiste me fanellën e Realit, në 135 paraqitje. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart