Publikoi video duke tymosur cigare, kritikohet ashpër Zayn Malik - Gazeta Express
string(63) "publikoi-video-duke-tymosur-cigare-kritikohet-ashper-zayn-malik"

Rozë

Gazeta Express

19/01/2021 14:43

Publikoi video duke tymosur cigare, kritikohet ashpër Zayn Malik

Rozë

Gazeta Express

19/01/2021 14:43

Zayn ka realizuar një video live së fundmi në Instagram, që i ka shqetësuar jo pak fansat e tij.

Këngëtari u shfaq duke tymosur dhe pirë birrë në orën 6 të mëngjesit gjatë videos. Në fillim të gjithë menduan se këngëtari po tymoste marijuanë, por më vonë vetë ai shpjegoi se ishte thjesht një cigare.

Lexo Edhe:

Gjatë videos live, Zayn vendosi në sfond këngët e albumit të tij më të ri “Nobody is Listening”, që parashikohet të jetë në “top 10” në listat botërore të muzikës.

Menjëherë pas videos fansat e këngëtarit, nxituan të shkruanin në Tëitter për shqetsimin që kishin ndaj këngëtarit.

“Të pish cigare me marijuanë apo  çfarëdo gjëje tjetër që ai po tymos, edhe nëse është Zayn apo ndonjë njeri i zakonshëm, nuk është fare e bukur dhe askush nuk e bën këtë gjë për vëmendje”, ka shkruar dikush.

“Pse duhet Zayn të tymos, të vendos muzikë në 6 të mëngjesit kur supozohet se ai ka një bebe në shtëpi?”, ka shkruar një tjetër.

Ndërsa një fans shkroi: “Shpresoj shumë që Zayn të mos jetë në shtëpi duke dëgjuar albumin dhe tymosur marijuanë me një bebe 4-muajshe duke fjetur në dhomën tjetër”.

Këtë gjë fansat ja kanë vënë në dukje këngëtarit edhe gjatë videos live, por ai ua ka bërë të qartë se ishte duke pirë një cigare.