Publikohet videoja,ja si shqiptari grabiti dyqanin për një minutë në Greqi


Gazeta Express
19 Gusht 2019 9:55

Një shqiptar është arrestuar nga policia greke pasi ka grabitur një dyqan duke kërcënuar me armë punonjësit edhe klientët.

Mediat helene kanë publikura një video ku shihet shqiptari i armatosur me pistoletë, më kapuç në kokë dhe me doreza, i cili hyn në dyqan dhe i kërkon paratë punonjëses.

Grabitja ka ndodhur në Gerakas të Athinës dhe shqiptarit i është dashur vetëm 1 minutë kohë nga momenti i hyrjes në dyqan.

Pas grabitjes, shqiptari është identifikuar dhe arrestuar nga policia, ku deklaroi se kishte vjedhur për të mbajtur familjen.

“Më duhen para për të mbajtur familjen”, ka deklaruar shqiptari./ Opinion.al 

Te fundit


Kthehu lart