Çekia ka marrë stafetën nga Franca për ta udhëhequr Presidencën e Këshillit të BE-së për gjashtë muajt e ardhshëm. Presidenca çeke ka publikuar programin e saj me prioritetet që do të ketë në gjashtë mujorin e fundit të 2022-ës.
Në programin 67 faqësh thuhet se do t’i kushtohet vëmendje e veçantë zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, pas agresionit rus në Ukrainë, me theks të veçantë normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë raporton Gazeta Express.
“Presidenca e Çekisë do të mbështesë dialogun politikmes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor dhe do të fokusohet në ndikimin e agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukraina në rajon. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet zhvillimeve në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, thuhet në program.
Liberalizimi i vizave për Kosovën si çështje s’përmendet në programin e presidencës çeke, por në fokus do të jetë zgjerimi i zonës Schengen përfshirë Kroacinë, Bullgarinë dhe Rumaninë.
Çekia do ta organizojë në tetor edhe një Konferencë Ministrore me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vendeve nga Evropa Lindore, Azia Qëndrore dhe Turqia.
“Presidenca çeke do të organizojë Konferencën Ministrore të Procesit të Pragës në tetor 2022 me pjesëmarrjen e shteteve Ballkani Perëndimor, vende nga Evropa Lindore dhe Azia Qendrore dhe Turqia, e cila do të synojë të konfirmojë dhe forcojnë angazhimet e vendeve në të gjitha fushat e bashkëpunimit”, thuhet tutje.
Franca ka udhëhequr me presidencën e Këshillit të BE-së nga 1 janari deri më 30 qershor 2022. Gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur shtytje përpara të çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën.
Dashamirës të kuzhinës italiane në Prishtinë, përgatituni për të shijuar pasta, pica dhe sallata të shijshme, pasi Vapiano është...