Publikohet një video ku shihen lakuriq nate të gjallë në laboratorin e Wuhanit - Gazeta Express
string(78) "publikohet-nje-video-ku-shihen-lakuriq-nate-te-gjalle-ne-laboratorin-e-wuhanit"

Publikohet një video ku shihen lakuriq nate të gjallë në laboratorin e Wuhanit

Lajme

Gazeta Express

15/06/2021 8:32

Instituti i Virologjisë Wuhan në Kinë kishte lakuriq të natës në kafaze dhe kështu virusi do të dilte nga laboratori, një hipotezë e mohuar vazhdimisht nga autoritetet kineze. Kjo u zbulua nga një filmim ekskluziv nga Sky News Australia, i cili shton edhe një herë dyshime për origjinën e koronavirusit. Pamjet tregojnë një shkencëtar që ushqen një lakuriq nate me një krimb.

Videoja është bërë nga Akademia Kineze e Shkencave me rastin e laboratorit të ri të biosigurisë të nivelit 4 dhe është regjistruar në maj 2017.

Lexo Edhe:

Që nga fillimi i pandemisë, nën akuzë kanë qenë tregjet e ushqimit (tregjet e lagështa) dhe shitja e kafshëve të egra të gjalla, të cilat gjithmonë janë konsideruar përgjegjëse për transmetimin e viruseve te njerëzit. Hipoteza të tjera sugjeronin idenë e një eksperimenti nga shkencëtarët kinezë dhe të një gabimi njerëzor në origjinën e përhapjes së virusit./A2CNN