Publikohet lista e top 10 pasardhësve të Messit e Cristianos


Gazeta Express
16 Maj 2019 21:39

Kush do të jenë ata që do të marrin stafetën për t’u quajtur gjithashtu edhe pasardhës të yjeve që prej më shumë se 10 vitesh kanë dominuar futbollin botëror, Lionel Messi e Cristiano Ronaldo?

Është pikërisht kjo pyetja enigmatike, të cilës gjiganti mediatik “ESPN” tentoi t’i përgjigjej duke stiluar klasifikimin e futbollistëve U-21 më të mirë në qarkullim.

Mbappe, Vinicius Junior, Frenkie de Jong – janë disa nga lojtarët që shihen si pasuesit e CR7 dhe Messi, edhe pse vështirë se ndonjëherë do të ketë dy si ata – që secili ka shënuar më shumë se 600 gola në karrierë.

10-shja kryesuese:
1) Kylian Mbappé (Paris Saint-Germain)
2) Jadon Sancho (Borussia Dortmund)
3) Matthijs de Ligt (Ajax)
4) Trent Alexander-Arnold (Liverpool)
5) Kai Havertz (Bayer Leverkusen)
6) Vinicius jr. (Real Madrid)
7) Frenkie de Jong (Ajax, Barcellona)
8) Gianluigi Donnarumma (Milan)
9) Marcus Rashford (Manchester United)
10) Luka Jovic (Eintracht Frankfurt).

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart