Publikohet lista e gjerë e Kosovës A për Kampionatin Evropian të Shteteve të Vogla - Gazeta Express
string(82) "publikohet-lista-e-gjere-e-kosoves-a-per-kampionatin-evropian-te-shteteve-te-vogla"

Sport

Gazeta Express

06/06/2022 18:47

Publikohet lista e gjerë e Kosovës A për Kampionatin Evropian të Shteteve të Vogla

Sport

Gazeta Express

06/06/2022 18:47

Përzgjedhësi i Kosovës A në konkurrencën e femrave, Fidan Shatri në bashkëpunim me shtabin teknik e ka shpallur listën e gjerë të basketbollisteve për FIBA Kampionatin Evropian të Shteteve të Vogla, garë kjo që do të organizohet në Nicosia të Qipros prej 28 qershor deri më 3 korrik 2022.

Në listën e gjerë janë 15 basketbolliste, të cilat do të mbikëqyren nga shtabi teknik dhe më pas do të shpallet lista përfundimtare.

Lexo Edhe:

Vashat “Dardane” do të garojnë në Grupin A, së bashku me Qipron, Andorrën, Norvegjinë dhe Maltën. Stërvitja e parë zhvillohet nesër (e martë) nga ora 17:30 në Pallatin e Rinisë dhe është e hapur për media.

Ndeshjen e parë Kosova e zhvillon më 28 qershor me Maltën pastaj më 29 qershor ballafaqohet me Andorrën. Më 30 qershor Kosova do të zhvilloj ndeshjen e parafundit me Qipron kurse ndeshjen e fundit e zhvillon më 2 korrik ndaj Norvegjisë.

Sa i përket të ftuarave për herë të parë te Kosova A janë ftuar, Besjana Martinaj, Flaka Kelmendi, Sara Vraniqi, Tringa Ukaj, Edona Thaqi dhe Sumeja Kosumi.

Lista e gjerë:

/Gazeta Express/