Publikohet kënga e padëgjuar e këngëtarit të Queen, Freddie Mercury


Gazeta Express
20 Qershor 2019 18:57

Kompania muzikore, Universal Music ka publikuar një këngë të padëgjuar dhe të papublikuar të Freddie Mercury, këngëtari i grupit Queen.

Kompania muzikore e publikoi këngën “Time Waits for No One” këtë të enjte. Për herë të parë ishte incizuar në vitin 1986, e ishte planifikuar të jetë pjesë e albumit “Time”.

Së bashku me këngën, është realizuar edhe videoklipi që përfshin pamje të Mercuryt të cilat kurrë më parë nuk ishin publikuar. Këto pamje janë shkrepur në prill të vitit 1986 në teatrin e Londrës.

Mercury vdiq nga sëmundja AIDS, e cila më pas ia shkaktoi sëmundjen e pneumonisë, në vitin 1991 në moshën 45 vjeçare. Jeta e tij u soll në kinematë e botës përmes filmit “Bohemian Rhapsody” me të njëjtin emër që quhet edhe kënga e tij më e famshme.

Ky film gjithashtu fitoi edhe çmimin Oskar. /GazetaExpress/

Freddie Mercury – Time Waits For No One (Official Video)

Te fundit


Kthehu lart