Publikohet edhe video e sulmit të tifozëve cekë ndaj ‘Dardanëve’


Gazeta Express
14 Nëntor 2019 19:34

Disa tifozë shqiptarë janë sulmuar nga tifozë cekë dhe serbë para ndeshjes së Kosovës me Çekinë

Disa nga tifozët tani kanë kaluar me lëndime të lehta.

Në faqen në Instagram “hooligans.cz” është publikuar edhe video e ngjarjes dhe arritja e policisë, që më pas kanë arrestuar disa nga tifozët që sulmuan ‘Dardanët’.

Për shkak të incidenteve që ndodhën, tifozët ‘Dardanë’ janë nisur për stadium nën përcjelljen e policisë vendase.

Ndeshja mes Çekisë dhe Kosovës zhvillohet nga ora 20:45.

Te fundit


Kthehu lart