Publikohen përsëri pamjet nga vrasja e Komandant Shqiponjës


Gazeta Express
25 Qershor 2019 18:32

Dje, pasi publikoi video nga vrasja e komandant Shqiponjës, profili i Sheqerim Ahmedit, me nofkën “El-Cheka” u bllokua, por sot është zhbllokuar sërish, e më të është bërë publik edhe video.

Ngjarja ka ndodhur më 23 korrik të vitit 2015 në Kumanovë gjatë garës për kryetar të BDI-së, ku si pasojë u plagos pretendenti kryesor për kryetar dege Xhemail Rexhepi i cili më pas nuk u mbijetoi dot plagëve.

Videon mund ta shihni në këtë link:

https://www.facebook.com/dan.dervishi.5/videos/451663232325498/

Incidenti ka ndodhur në një lokal afër fakultetit të USHT-së në Kumanovë, ku Rexhepi është dashur të takohet me Bajram Limanin, që të koordinohen lidhur me zgjedhjen e kryetarit.

Ndryshe, Limani është i dyshuari kryesor për vrasjen e Rexhepit, derisa ai pati thënë se ishte në vetëmbrojtje.

Sheqerim Ahmedi, i njohur si “El-Cheka” i lindur dhe rritur në Kërçovë të Maqedonisë, tani gjendet përtej oqeanit Atlantik, në Amerikë, nga ku po publikon përgjime të ndryshme telefonike të funksionarëve të BDI-së.

“El-Cheka-s” disa herë me radhë i janë mbyllur profilet dhe faqet që hapte në Facebook, me qëllim që ta ndalojnë nga publikimi i përgjimeve të funksionarëve të BDI-së që ai i posedon.

Ndaj tij është ngritur edhe padi nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, për posedim dhe publikim të paligjshëm të materialeve të përgjuara.

Megjithatë, Ahmedi në disa video të publikuara në facebook, ku u drejtohet ndjekësve të tij dhe funksionarëve të BDI-së, thotë se ka arritur marrëveshje me federalët amedikan dhe se publikimi i përgjimeve do të vazhdojë deri sa të ketë rigjykim për rastin e Kumanovës dhe shumë rasteve të tjera të montuara politikisht, kundër shqiptarëve në Maqedoni.

/GazetaExpress/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart