Publikohen pamjet: Momenti kur ish-shefi i RENEAS merr 113 mijë eurot nga biznesmeni i ndërtimit - Gazeta Express
string(95) "publikohen-pamjet-momenti-kur-ish-shefi-i-reneas-merr-113-mije-eurot-nga-biznesmeni-i-ndertimit"

Publikohen pamjet: Momenti kur ish-shefi i RENEAS merr 113 mijë eurot nga biznesmeni i ndërtimit

Shqiperi

Gazeta Express

29/03/2023 0:02

Mbrëmjen e sotme gazetari Artan Hoxha ka publikuar në emisionin “Opinion” një video, në të cilën tregohet se si Altin Morina, ish-efektivi i RENEAS, ka siguruar 113 mijë eurot që ju kapën nga policia.

Fillimisht autoritetet ngritën si pistë që Morina mund të kishte lidhje me ngjarjen e Don Boskos, por që më pas u rrëzua.

Lexo Edhe:

Shefi i stërvitjes i RENEAS, Altin Morina u kap me 113 mijë euro në makinë, dikur tek 3 milion të vjetra dhe 80 paund teksa po vinte nga Elbasani.

“Ky regjistrim është bërë vetëm një orë përpara arrestimit, diku në zonën e Tiranës së Re. Ky është bisnesmeni Gentian Gjoka dhe kutia e bardhë që ai solli kur erdhi në tavolinë janë 113 mijë euro.

Pak më vonë, kamarieri ka shkuar në një market dhe ka marr një qese. Këtu ka ardhur djali i biznesmenit dhe më pas ka ardhur dhe bashkëshortja”, tha Hoxha duke shpjeguar videon.
“Ka një akt noterial që e ka lëshuar i biri i biznesmenit dhe i thotë që kam dhe një statement të bankës, por kjo duhet verifikuar”
, tha Hoxha në Opinion.

Gazetari tregon momentin kur A.Morina merr parate nga miku biznesmen

/Gazeta Express