Publikohen formacionet zyrtare për ndeshjen e Supërkupës së Europës - Gazeta Express
string(67) "publikohen-formacionet-zyrtare-per-ndeshjen-e-superkupes-se-europes"

Publikohen formacionet zyrtare për ndeshjen e Supërkupës së Europës

Futboll

Gazeta Express

10/08/2022 19:47

Real Madrid – Eintracht Frankfurt do të luajnë sonte në finalen e Superkupës së Europës që do të zhvillohet në Helsinki

Janë publikuar formacionet zyrtare të finalistëve të Superkupës së Europës ku do të luajnë kampioni i Ligës së Kampionëve, Real Madrid kundër kampionit të Europa Ligës, Eintracht Frankfurt.

Lexo Edhe:

Spanjollët hynë favorit në këtë ndeshje, teksa Carlo Ancelotti ka zgjedhur një formacion të fortë për sonte, Benzeman, Valverden dhe Vinicous Jr që kanë startuar nga fillimi në këtë ndeshje. Modric, Casemiro dhe Kroos po ashtu kanë startuar nga minuta e parë në këtë ndeshje.

Eintracht Frankfurt nga ana tjetër, që ishin befasia e sezonit të kaluar në Europa Ligë – të cilën garë e fituan – janë paksa të cunguar pasi që skuadra nuk e ka ftuar fare Filip Kostic, i cili pritet që të zyrtarizohet lojtar i Juventusit.

Në mungesë të tij sonte ka startuar në krah Ansgar Knauff, ndërkaq vijës së sulmit do t’i prijë: Lindstrom, Borre dhe Kamada. /GazetaExpress/

Formacionet zyrtare: Real Madrid – Eintracht Frankfurt

Ndeshja fillon në ora 21:00