Publikimi i fotografisë së rrejshme nga Brovina, reagon edhe ambasadorja Çitaku


Gazeta Express
16 Maj 2019 22:22

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas raportimeve në media se është e rreme fotografia e publikuar nga deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina, e cila, sipas saj, shfaqte rastin e përdhunimit të një kosovareje nga ushtarët serbë gjatë luftës.

“Legjenda e Rozafës….rrënojmë çdo ditë”, është shprehur shkurt Çitaku, nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook, në internet.

Gazeta Express ka raportuar sot e para se fotografia e publikuar nga Brovina nuk është e vërtetë, dhe se rrjedh nga një ueb-sajt me përmbajtje pornografike.

Gazeta Express ka siguruar edhe filmin pornografik, nga ku është nxjerrë fotografia në fjalë.

Te fundit


Kthehu lart