Pubi 1000 vjeçar anglez, brenda të cilit shëtisin fantazma - Gazeta Express
string(57) "pubi-1000-vjecar-anglez-brenda-te-cilit-shetisin-fantazma"

Mistere

Gazeta Express

18/09/2021 0:45

Pubi 1000 vjeçar anglez, brenda të cilit shëtisin fantazma

Mistere

Gazeta Express

18/09/2021 0:45

Një ish pub në qytetin Gloucestershire, i cili është aty për pothuajse 1000 vite, ka tregimet të frikshme për fantazmat. Brenda tij, nuk preferohet të hynë frikacakët

Datuar që nga Koha e Bronzit, hani “Ancient Ram” në lagjen “Wotton-under-Edge”, afër  Cotswolds, ka pritur numër të madh të njerëzve, më shumicën prej tyre që e kanë vizituar atë vetëm njëherë. I ndërtuar mbi një varrezë antike pagane, rreth vitit 1145, aty janë raportuar aktivitete paranormale që nuk janë ndalur as sot, me tregime për fantazma që shihen në këtë vend edhe në ditët e sotme.

Lexo Edhe:

Rreth rrymave të hanit, që është dashur të devijohen rreth hartës së kishës, e cila, sipas legjendës, hapi dyert për të hyrë brenda një energji e errët, që dikur ishte përdorur edhe për ritualët pagane.

Ajo shpesh cilësohet si shtëpia me e pushtuar nga fantazmat në vend dhe njëra prej ndërtimeve më unike në Anglinë Jugperëndimore, kështu që mysafirët nuk do ta harrojnë aq lehtë.

Një histori flet për ca eshtra dhe rrjedhje gjaku që gjithmonë përcillen më zë fëmijësh që ulërinë zëra të frikshëm.

Gjatë viteve gjashtëdhjeta, hani “Ancient Ram” ishte bërë një pub, derisa pija e fundit u shërbye në të më 1968, kur John Humphries e bleu këtë vend – duke e shpëtuar atë nga shkatërrimi.

Në natën e tij të parë, John tha se ai ishte tërhequr nga krevati i tij dhe ishte rrotulluar në dhomë nga një shpirti i demonizuar.

Pas kësaj u bë një zbulim i frikshëm, ku nën këtë vend u zbulua një varrezë masive që mendohet se ishte një sakrificë pagane, e mbushur plot me eshtra dhe thika.

Por, pronari i shtëpisë nuk u duk se u pendua për këtë blerje, John dhe gruaja e tij rritën fëmijët e tyre në këtë vend dhe e mbajtën pubin e vjetër deri në vdekjen e tyre më 2017.

“Definitivisht, ka aktivitete të çuditshme aty”, tha për Express më 2017, vajza Caroline Humphries, e cila tani është pronare e hanit, “Ancient Ram”, të cilët zëra ajo i kishte dëgjuar që nga fëmijëria.

“Babai nuk besonte në fantazma kur e mori atë, por në fund ai nuk do të shkonte askund brenda saj pa pasur biblën e tij në dorë”, transmeton GazetaExpress.

Me kalimin e viteve, reputacioni se kjo ndërtesë e shekullit 12 ishte e pushtuar nga fantazmat rezultojë në atë se u bë një vend i vizituar, sidomos nga ata që janë të interesuar dhe të pasionuar pas historive me fantazma, shpirtra dhe fenomene supernatyrore.

Mysafirët trima do të shihnin Bibla në çdo dhomë për t’i lënë shpirtrat të qetë dhe në paqe, me objekte religjioze që janë pothuajse gjithkund, me kryqin dhe imazhet e Marisë se virgjër.

Fantazmat thuhet se bredhin në disa dhoma , përfshirë edhe një vajzë të mbytur me emrin Rosie, një hanxhi të vdekur dhe madje një demon të seksit mashkull, shkruan për këtë fenomen Dailystar.co.uk.

Vajza e një ish hanxhiu në vitet 1500 mendohet se e kishte varur vetveten në papafingo, derisa vaji i foshnjës mund të dëgjohet në “Kuzhinën e burrave”.

Pamje të tjera të fantazmave në këtë vend janë parë edhe në kamera, me një fotografi të bërë në qershor të vitit 1999 që tregon një njeri duke u ngjitur në shkallë.

Nëse kjo nuk do të ishte e mjaftueshme për t’ia futur frikën në palcë, duket se secila dhomë në të cilat kalojnë mysafirët, është më e frikshme se tjetra.

“Dhoma e peshkopit” konsiderohet dhoma më e pushtuar nga fantazmat nga të gjitha, ajo është e vendosur në katin e parë, ku dy murgj janë parë si fantazma duke kërkuar ndonjë gjë cep në cep të saj.

Një skenë tjetër e tmerrshme që besohet se ka ndodhur në këtë vend paraqet një burrë që vritet duke futur kokën e tij në zjarr.

Po aq e frikshme dhe me emrin e duhur është “Dhoma e shtrigave” që besohet se është shtëpia e shpirtit të gruas e cila ishte djegur në zjarr pasi që ishte akuzuar për magji. /GazetaExpress/