Pual Walker në pjesën më të re të Fast and Furious 9? Por si është e mundur kjo - Gazeta Express
string(78) "pual-walker-ne-pjesen-me-te-re-te-fast-and-furious-9-por-si-eshte-e-mundur-kjo"

Arte

Gazeta Express

23/04/2021 1:11

Pual Walker në pjesën më të re të Fast and Furious 9? Por si është e mundur kjo

Arte

Gazeta Express

23/04/2021 1:11

Pjesa e nëntë e “Fast and Furious 9” do të shfaqet në kinema muajin e ardhshëm dhe regjisori Justin Lin ka dhënë disa detale për rolin e Paul Walker në pjesën e këtij filmi

Dominic Toretto do t’i kthehet ekranit të madh muajin e ardhshëm, e të cilin karakter e portretizon Vin Diesel, derisa Fast and Furious vazhdon me pjesën e tij të nëntë. Tetë vite pas vdekjes se shokut të Vin dhe bashkë aktorit, Paul Walker, karakteri i Brian O’Conner do të kthehet në këtë seri për herë të parë që prej Furious 7.

Lexo Edhe:

Walker vdiq më 30 nëntor 2013 pas një aksidenti me makine me shokun e tij të ngushtë, Roger Rodas ku u përplasën me një shtyllë betoni në Santa Clarita të Kalifornisë, transmeton GazetaExpress.

Walker dhe Rodas mbetën të vdekur në vend.

Në atë kohë, Walker nuk i kishte përfunduar pjesën e tij në Furious 7, kështu që momentet finale të tij në film janë bërë montazh me karakterin e tij, Brian, që pensionohet nga të qenit kriminel.

Tani, regjisori Lin ka treguar pse ka ngjashmëri dhe karakteri i Walker do të kthehet përsëri në film.

Lin është pyetur nga Variety nëse, gjatë ngjarjeve të filmit, Brian është jashtë ekranit duke kërkuar fëmijët e tij.

“Ideja pse Brian O’Connor është ende gjallë në këtë univers, është shumë me ndikim dhe është shumë më rëndësi”, u përgjigj regjisori.

“Kur kemi folur për Fast 9, kjo ishte hera e parë për kreativen, që atë mos ta konsiderojnë thjesht si film”.

Më parë, Lin kishte bërë regjinë e pjesës së tretë, katër, pesë dhe gjashtë të filmave: The Fast & The Furious: Tokyo Drift; Fast & Furious; Fast Five and Fast & Furious 6.

Lin rikthehet në serinë e Fast 9 dhe ka nënshkruar kontratë për ta bërë serinë e tanishme dhe mandej pjesën e 10 dhe të 11-të të filmit.

“Në të kaluarën, thosha jam me fat që do ta bëj një dhe le të bëj çfarëdo që mundem”, ka vazhduar ai.

“Por, Vin me ka folur shumë, e dini, kur jam kthyer ai sikur thoshte: Mirë, le ta shohim si kapitullin final’. Kështu që fillimi i Fast 9 shihet si një kapitull i fundit i kësaj sage filmike”.

“Kështu që duke menduar këtë, ende ka shumë vend për karakteret tona dhe Brian sigurisht është pjesa më e madhe e këtij universi filmik”, shtoi ai.

Lin ka folur për imazhin dhe trashëgiminë e Walker.

“Dëshiroj që te kemi gjithmonë respekt për atë si ne e paraqesim atë (Walker). Mendoj që në pjesën e nëntë ju do ta ndieni prezencën e Brian (Walker), të jenë të sigurt”, vazhdoi ai.

Në pjesën e nëntë do të rikthehet në film edhe aktori Han Lue, po ashtu i vdekur.

Han (Sung Sang) ishte paraqitur për herë të parë në “The Fast & The Furious: Tokyo Drift”, para se të vritej në një aksident me veturë. /GazetaExpress/