PSP-ja kërkon anulimin e proceseve gjyqësore pas arrestimit të Janevës


Gazeta Express
11 Shtator 2019 16:55

Pozita e palakmueshme e Prokurorisë Speciale u reflektua edhe në sallën gjyqësore.

Për herë të parë që nga arrestimi i Katica Janeva, një prokuror i PSP-së kërkoi që gjykimi të shtyhej për shkak të situatës aktuale.

Burim Rustemi kërkoi të mos ketë gjykim për rastin TNT derisa të përcaktohet përfundimisht se kush do t’i përfaqëson lëndët – prokurorë specialë apo të rregullt.

Nga PSP-ja informuan se në adresën e ka arritur njoftimi se Prokurorit të Shtetit Ljubomir Jovevski është i gatshëm t’i merr përsipër lëndët.

PSP-ja njoftoi se nesër do të del me qëndrim për dorëzimin e lëndëve, provave, e bisedave të përgjuara apo bombave siç njihen ndryshe në opinion.

Sidoqoftë, mbetet dilema për statusin aktual të PSP-së dhe fatin e punonjësve të saj, shkruan Alsat.

Dhe përderisa vijon pranim- dorëzimi i rasteve, avokatët e të akuzuarve në rastet e PSP-së me këmbëngulje pohojnë se operacioni i këtillë është joligjor.

Prokurori i Shtetit, Ljubomir Jovevski, sqaroi për Alsat dy ditë më parë se pasi ti merr përsipër rastet e PSP-së, ato do t’i shqyrtojë një nga një. Do të shqyrtohet se në cilën fazë janë, dhe Këshilli i Prokurorëve Publikë duhet të vendosë, nëse prokurorët e PSP-së duhet të kthehen në prokuroritë amë nga kanë ardhur ose jo. Nëse vendoset që të kthehen si prokurorë të rregullt, nuk përjashtohet mundësia që Jovevski të njëjtëve t’ua japë lëndët që kanë proceduar deri tani, përcjell Gazeta Express.


Te fundit


Kthehu lart