PSP dhe PTHP kërkojnë anulimin e seancës për rastin "Transporter" - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

16/09/2019 11:22

PSP dhe PTHP kërkojnë anulimin e seancës për rastin “Transporter”

Ballina

Gazeta Express

16/09/2019 11:22

Për shkak të transferimit të të gjitha lëndëve nga Prokuroria Publike Speciale në Prokurorinë Publike, PPS-ja i është drejtuar gjykatës në formë të shkruar, duke kërkuar anulimin e seancës për rastin “Transporter”, e cila duhet të mbaheshte sot. Kërkesë për anulimin e seancës ka pasur edhe nga Prokuroria Themelore Publike.

Siç bëri të ditur disa ditë më parë prokurori republikan Lubomir Joveski për shkak të transferimit të lëndëve disa seanca do të anulohen për 2-3 ditë, por do të vazhdojnë seancat e të gjitha rasteve.

Në rastin “Transporteri” të dyshuar janë ish-kryetari i Manastirit Vlladimir Taleski dhe 20 të tjerë, të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.