PSG mund ta lërë Neymarin të largohet në formë huazimi me obligim blerje


Gazeta Express
18 Gusht 2019 14:35

Paris Saint-Germain është i hapur për ta lënë Neymarin të largohet në formë huazimi, me obligim blerje në qershor të vitit 2020, pasi braziliani ende dëshiron të largohet nga “Parc des Princes”.

Ai u transferua me shumë polemika në vitin 2017 nga Barcelona te PSG-ja për 222 milionë euro, ngjashëm po ndodh edhe tani, me dyshimin e vetëm se ku do të shkojë, në Barça apo në Real Madrid, edhe këta të fundit interesohen për 27-vjeçarin.

Juventus, është një tjetër skuadër që ka shfaqur interesim për brazilianin.

Në fillim PSG-ja dëshironte gjitha paratë që ka shpenzuar për të në vitin 2017, por tani është pajtuar që ta huazojë atë për një vit me obligim blerje në fund të sezonit, për shkak se si Reali ashtu edhe Barcelona, cilado që trasnferon lojtarin – nuk guxojnë të shpenzojnë edhe shumë këtë merkato pas disa blerjeve që kanë bërë.

Sipas asaj që raporton Goal, skuadra që do të marrë Neymarin, do të paguajë vitin 2020 nga 220 milionë deri në 250 milionë euro.

Drejtori sportiv Leonardo Arajuo dhe trajneri, Thomas Tuchel, presin që të përfundojë sa më parë kjo telenovelë dhe të vendoset e ardhmja e Neymar. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart