PSG-ja kthehet në garë për yllin e Serie A - Gazeta Express
string(42) "psg-ja-kthehet-ne-gare-per-yllin-e-serie-a"

PSG-ja kthehet në garë për yllin e Serie A

Gazeta Express

27/05/2020 20:45

Paris Saint-Germain është kthyer në garë për mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly, duke i bërë konkurrencë të fortë favoritit për shërbimet e tij, Manchester United.

Sipas Calciomercato.com, kontaktet mes dy klubeve janë rritur dukshëm në dy ditët e fundit, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

PSG-ja pothuajse kishte dalë nga gara për të, siç kishte bërë Barcelona, duke i lënë Manchester Unitedin si klubin kryesor për blerjen e tij.

Megjithatë, raportohet se drejtori sportiv i parisienëve, Leonardo është i gatshëm të arrijë marrëveshje me Napolin për blerjen e përfaqësuesit të Senegalit.

Edhe pse çmimi i tij prej 100 milionë euro është ulur paksa, besohet se Napoli nuk do të pranojë ta shesë Koulibaly për më pak se 70 milionë euro.

Verën e kaluar, klubi italian i donte hiç më pak se 120 milionë euro për të. /Gazeta Express/