Gjiganti francez është i gatshëm t’i paguajë 30 milionë euro për mesfushorin kualitativ të Milanit
Mesfushori i Milanit, Ismael Bennacer është bërë objektiv i Paris Saint-Germainit.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi “Le10Sport”, përcjell “Gazeta Express”.
Kampioni aktual francez i ka bërë gati 30 milionë euro për mesfushorin kualitativ.
Milani duket se nuk është i interesuar për ta shitur 22 vjeçarin.
Megjithatë, një ofertë e kënaqshme mund t’ia ndërronte mendjen klubit Kuqezi.
Bennacer ka bërë paraqitje të shkëlqyeshme me “Rossoneri” deri tash këtë sezon.
Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo e ka nisur ofanzivën për ta sjell në “Parkun e Princave” ish-futbollistin e Empolit. /Gazeta Express/
Dashamirës të kuzhinës italiane në Prishtinë, përgatituni për të shijuar pasta, pica dhe sallata të shijshme, pasi Vapiano është...