PSG interesohet për Paquetan e Milanit


load
Gazeta Express
15 Tetor 2019 13:18

Futbollisti brazilian nuk po ka hapësira të mjaftueshme këtë sezon dhe mund të largohet nga San Siro në afatin kalimtar të janarit

Lucas Paqueta mund të largohet nga Milani në afatin kalimtar të janarit, shkruan Gazeta Express.

Mesfushori brazilian nuk po ka hapësira të mjaftueshme këtë sezon dhe mund ta kërkojë largimin gjatë dimrit.

Dhe, interesim për futbollistin kualitativ ka shfaqur Paris Saint-Germaini, shkruan Sky Sport Italia.

Leonardo, i cili aktualisht është drejtor sportiv në “Parc des Princes”, e kishte sjell Paquetan në Milan gjatë janarit të vitit 2018.

Dhe, është pikërisht Leonardo ai që mund ta marrë 22 vjeçarin në kryeqytetin francez. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart