“PSG është duke e kërkuar një sulmues të ri” - Gazeta Express
string(42) "psg-eshte-duke-e-kerkuar-nje-sulmues-te-ri"

Futboll

Gazeta Express

12/08/2022 17:59

“PSG është duke e kërkuar një sulmues të ri”

Futboll

Gazeta Express

12/08/2022 17:59

Icardi është duke vuajtur për ta gjetur formën në Paris prej që kaloi në këtë skuadër nga Interi më 2020

Duke pasur në skuadër një treshe sulmuese si Lionel Messi, Kylian Mbappe dhe Neymar, kjo s’është e mjaftueshme për PSG, pasi që trajneri Christophe Galtier ka thënë së klubi “është duke punuar shumë” që të përforcohen në sulm me një sulmues të ri.

Lexo Edhe:

Galtier kishte konfirmuar mungesën e Mauro Icardit në skuadër për ndeshjen e parë të Ligue 1 kundër Clermont, duke thënë së ishte një zgjidhje taktike dhe së sulmuesi është në listën e transfereve. “Ndërrimi i ambientit dhe një skuadër e re ju ndihmon që ta zhvilloni më shumë karrierën”, tha Galtier duke shtuar së PSG janë duke kërkuar një klub të ri për sulmuesin.

Icardi ka vuajtur për ta gjetur formën në Paris prej që kaloi në këtë skuadër më 2020. Ai ka shënuar vetëm 38 gola në 92 paraqitje për klubin.

Mbappe-Messi-Neymar pritet që të luajnë ndeshjen e parë të sezonit bashkë këtë të shtunë kur PSG pret skuadrën e Montpellier në Parkun e Princave.

Kylian është kthyer në stërvitje të plota këtë javë pasi që mungoi në fitoren prej 4-0 të PSG-së kundër FC Nantes në Trofeun e kampionëve për shkak të suspendimit dhe në fitoren prej 5-0 të PSG kundër Clermont në fillimin e Ligue 1 vikendin e kaluar. Mbappe mungoi për shkak të një lëndimi të vogël. /GazetaExpress/