PSG dhe Bayern po interesohen për Emre Can


Gazeta Express
18 Gusht 2019 12:59

PSG dhe Bayern Munchen kanë shfaqur interes për mesfushorin Emre Can.

Juventusi nuk ka shumë hapësira në mesfushë me Sami Khedirën dhe Blaise Mauidi që duhet të duelojnë për një vend, pasi Pjanic dhe Rabiot do të jenë të pazëvendësueshëm, derisa aty është edhe Aaron Ramsey.

Kwshtu, wshtw Can ai qw mund të sakrifikohet. “Tuttosport” shkruan se kampionët e Francës dhe ata të Gjermanisë kanë shfaqur interes për lojtarin e Juventusit.

Ky i fundit mund të pranojë transferimin nga skuadra e Juventusit, pasi do që të luajë. Emre Can iu bashkua Juventusit sezonin e kaluar me kosto zero nga Liverpooli, ndërsa ka luajtur 37 ndeshje duke shënuar 4 gola dhe dhuruar një asist në kampionat.

Te fundit


Kthehu lart