''Pse Zot pse?'', dedikimi prekës i kreut të PD-së Librazhd pas humbjes së vëllait në aksidentin tragjik - Gazeta Express
string(98) "pse-zot-pse-dedikimi-prekes-i-kreut-te-pd-se-librazhd-pas-humbjes-se-vellait-ne-aksidentin-tragjik"

”Pse Zot pse?”, dedikimi prekës i kreut të PD-së Librazhd pas humbjes së vëllait në aksidentin tragjik

Gazeta Express

25/01/2020 10:01

Mesazh prekes ka ndare me miqte dhe ndjekesit e tij ne rrjetet sociale, Kreu i PD së Librazhdit Bujar Vreto, pas humbjes tragjike ne aksident te vellait te tij, Ardianit.

Ai humbi jetën në aksidentin e ndodhur në rrugën Elbasan-Librazhd.

Lexo Edhe:

vreto1

“Ardian ku po shkon vëlla. Ne jemi të tre, pse zot pse. Zoti të mori prane vetes”, shkruan vëllai i Ardian Vretos, siper fotos ku janë të tre vëllezërit, Luan Vreto, Bujar Vreto dhe Ardian Vreto.

Ne nje shenim me pas ai njofton se Ardian Vreto do të përcillet për në banesën e fundit, dhe do të prehet në qytetin e Librazhdit.

vreto

Aksidenti ndodhi mbreme, e sipas policisë janë përplasur mjetet tip “Benz” me mjetin tip “Ford”. Si pasojë drejtuesi i mjetit “Ford”, shtetasi A.V., rreth 45 vjeç, ka ndëruar jetë në Spitalin e Librazhdit.

Librazhd / Informacion paraprak

Në aksin rrugor Librazhd- Qaf Thanë,  në fshatin Pishkash, janë përplasur mjetet tip “Benz” me mjetin tip “Ford”,. Si pasojë  drejtuesi i mjetit “Ford”, shtetasi A.V., rreth 45 vjeç, ka ndëruar jetë në Spitalin e Librazhdit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.