Nënkryetari i komunës së Podujevës Nexhmi Rudari i cili është kandidat i LDK’së për të parin e kësaj komune ka folur për projektet e fundit të cilat u realizuan në kohë fushate.
Rudari tha se ishte kërkesë e qytetarëve zëvendësimi i drunjve me të rinj dhe se sheshi ishte projekt i kahmotshëm.
I ftuar në emisionin Pressing në televizionin 7, Rudari tha se po punojnë për të mirën e qytetarëve derisa kështu nuk mendon kundër kandidati i tij nga VV, Shpejtim Bulliqi.
“Shpresoj që drunjtë e porositur nuk janë si palmat e Xhabir Zharkut”, provokoi ai Rudarin.