Pse u pezullua kreu i OFL-së, akuza: Nxjerrje e sekretit hetimor në këmbim të parave - Gazeta Express
string(82) "pse-u-pezullua-kreu-i-ofl-se-akuza-nxjerrje-e-sekretit-hetimor-ne-kembim-te-parave"

Gazeta Express

28/09/2020 14:01

Pse u pezullua kreu i OFL-së, akuza: Nxjerrje e sekretit hetimor në këmbim të parave

Gazeta Express

28/09/2020 14:01

Një informacion nga parterët ndërkombëtarë duket se ka qenë arsyeja se përse drejtuesi i operacionit ‘Forca e Ligjit’ Artan Shkëmbi, është pezulluar nga detyra. Akuza që rëndon ndaj tij është nxjerrja e sekreteve hetimore në këmbim të parave.

Gjykata kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar (GJKKO) është njohur me një kërkesë të SPAK në lidhje me akuzën që është formuluar për Shkëmbin. SPAK ka kërkuar pezullimin nga detyra e kësisoj GJKKO ka urdhëruar zhveshjen nga funksioni të Shkëmbit deri në përfundim të hetimeve. Pezullimi i tij më tutje është firmosur nga drejtori i përgjithshëm i policisë Ardi Veliu.

Lexo Edhe:

Ajo që ende nuk është mësuar është se cila çështje konkrete është dekonspiruar nga Shkëmbi, që sipas akuzës ka marrë para në këmbim të informacionit.

Që prej janarit të këtij viti, OFL ka kryer mbi 200 procedime, mes tyre 80 kërkesa për sekuestrim pasurie, 9 për heqje sekuestro, 30 çështje për zgjatje të afateve të sekuestrove dhe 42 çështje për konfiskim pasurie ndaj personave të skeduar.

Gjykata kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar (GJKKO) është njohur dhe me një kërkesë të SPAK në lidhje me akuzën që është formuluar për Shkëmbin. Ajo që ende nuk dihet është çështja për të cilën Shkëmbi, akuzohet se ka nxjerrë informacion sekret në këmbim të parave./Express