Pse u mbyllën 12 parti, çfarë thotë KQZ-ja - Gazeta Express
string(38) "pse-u-mbyllen-12-parti-cfare-thote-kqz"

Gazeta Express

30/09/2020 11:52

Pse u mbyllën 12 parti, çfarë thotë KQZ-ja

Gazeta Express

30/09/2020 11:52

12 subjekte politike janë mbyllur këtë vit për shkak se nuk i kanë kryer obligimet e tyre, kanë bërë të ditur nga KQZ-ja, raporton Gazeta Express.

KQZ-ja është duke diskutuar me partitë politike mbi kryerjen e obligimeve ndaj këtij institucioni dhe sfidën që ka sjellë pandemia.

Lexo Edhe:

Nga subjektet e vogla këtu u kërkua që të mos obligohen që të bëjnë raportime financiare meqenëse nuk financohen nga buxheti i shtetit. Porse diçka e tillë është e pamundur për KQZ-në, meqenëse, sipas tyre, duhet të dihet secila shumë se si mbahen subjektet çka është e përcaktuar edhe me ligj.

Subjektet e vogla kanë kërkuar po ashtu ulje të pragut zgjedhor që aktualisht është 5 për qind.

Por këtë KQZ-ja rekomandoi që subjektet të bëjnë rekomandime në Kuvend, aty ku është edhe Ligji për financimin e partive politike.

E nga partitë e mëdha u tha që të mos detyrohen të raportojnë vlera të vogla deri në 100 euro sepse diçka e tillë po u duhet të bëjnë çdo ditë.

KQZ-ja sot ka njoftuar se si shkak i krizës së pandemisë ka shtyrë afatet për raportet financiare.

Në mbledhjen që po mbahet është kërkuar që të lejohet votimi elektronik në zgjedhjet lokale, porse KQZ-ja ka njoftuar se ligji aktual nuk e lejon një gjë të tillë.