Pse u dorëhoq kreu i AKEP, zbardhet letra ku flitet për presione ‘monopoliste’ - Gazeta Express
string(75) "pse-u-dorehoq-kreu-i-akep-zbardhet-letra-ku-flitet-per-presione-monopoliste"

Pse u dorëhoq kreu i AKEP, zbardhet letra ku flitet për presione ‘monopoliste’

Gazeta Express

11/12/2019 11:31

Dosja.al siguron shkresën e dorëheqjes që ish-kreu i AKEP, Ilir Zela i ka dërguar kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi. Teksa e falenderon për besimin që institucioni i Kuvendit i ka dhënë që prej vitit 2017 kur mori drejtimin e AKEP, Zela rrëfen edhe arsyet e dorëheqjes së tij. Në këtë letër që mban datën 2 tetor 2019, Zela shkruan se largimi nga detyra nuk lidhet me shkaqe personale, por lë të kuptojë se nuk ka lejuar të nëpërkëmbët nga presionet e interesave monopoliste.

“Me paqen e njeriut qe i ka sherbyer publikut me perkushtim shembullor, ne kete detyre apo ne angazhime publike te mehershme, pa lejuar ne asnje moment qe interesat publike te neperkemben nga presioni i panderprere i interesave monopoliste, ju njoftoj doreheqjen time nga detyra e Kryetarit te Keshillit Drejtues te AKEP.”-shkruan Zela.

Lexo Edhe:

Pas largimit të Ilir Zelës, në vend të tij është propozuar me vendim të Këshillit të Ministrave, Tomi Frashëri, që deri më tani ka mbajtur postin e Shefit të Protokollit të Kryeministrit Edi Rama.