Pse teoria për jetën pas vdekjes që bazohet në “rregullat fizike” Einstein nuk zbatohet? - Gazeta Express
string(85) "pse-teoria-per-jeten-pas-vdekjes-qe-bazohet-ne-rregullat-fizike-einstein-nuk-zbatohet"

Pse teoria për jetën pas vdekjes që bazohet në “rregullat fizike” Einstein nuk zbatohet?

Mistere

Gazeta Express

14/05/2021 1:30

Jeta pas vdekjes u tha se ekziston nga ish shefi i Google, Mo Gawdat, i cili përdori teorinë e relativitetit të Einstein për ta mbështetur idenë e tij që jeta “nuk i përmbahet ligjeve të botës fizike”

Ideja bazohet në besimin se pjesa thelbësorë e identitetit njerëzor vazhdon edhe pasi trupi i tij vdes fizikisht. Ka shumë teori të ndryshme se mund të funksionojë kjo, me religjione të ndryshme që kanë idetë e tyre mbi atë se shpirti ringjallet apo do të kemi rimëshirim të tij. Themeli i këtyre teorive vije edhe nga dëshmitë e ndryshme të dëshmitarëve që kanë përjetuar jetë pas vdekjes se tyre klinike, por Gawdat kishte përdorur module shkencore për të shpjeguar se pse ai beson që jeta vazhdon pas vdekjes, duke i shkruar këto gjëra në librin e tij “Solve For Happy”.

Lexo Edhe:

Ai kishte shpjeguar se si teoria e “Big Bang” tregon se si universi startoi nga një materie e vetme me një dendësi shumë të lartë dhe pastaj u zgjerua për të krijuar një univers të tërë që ka gjithçka në të.

“Teoria kuantike dhe Big Bangu paraqesin një pyetje tepër intriguese – cila ishte e para? Jeta apo universi që e kishte në përbërje atë?”, pyeti ai, transmeton GazetaExpress.

“Për të ekzistuar një grimcë e vetme – përfshirë ato që kanë në përbërje materie origjinale, shpërndajnë gazrat dhe Tokën origjinale – një lloj jete që është dashur ta vëzhgojë atë deri në krijimin e saj”, elaboron ai.

“Nëse, ligjet e fizikë, siç i njohim, nuk zbatoheshin nga pika e Bing Bang derisa të shfaqej jeta në formën e saj fizike, atëherë jeta ke ekzistuar para se të krijohet bota fizike”.

Pastaj, 53 vjeçari futet edhe me thellë në teorinë e tij, duke cituar teorinë e relativitetit të Einstein “që jep një përjashtim shkencor që tërheq vëmendjen” – që koha ekzistonte në një strukturë katër dimensionale që quhej “koha hapësinore”.

“Relativiteti i kohës do të thotë që ju dhe unë mund të kemi koncepte shumë të ndryshme të kohës, varësisht nga shpejtësia e jonë, vendndodhja, pikës së ndërveprimit dhe disa parametrave të tjerë”, vazhdonte ai.

“Mungesa e kohës absolute e bën të ndryshëm perceptimin tonë për fillimin dhe mbarimin e një limiti kohor të caktuar”.

“Kur i vendosni së bashku kuantiken, Big Bangun dhe relativitetin – ju gjeni që jeta, e cila përfshin vazhdimësinë e të gjithë vëzhguesve të ndryshëm, vjen e para”.

Gawdat konkludon që jeta “nuk i përmbahet rregullave dhe parimeve të botës fizike që ka vëzhguar ekzistencën”.

Duke ju referuar djalit të tij Ali, i cili vdiq më 2014, autori thotë se, sipas teorisë së Einstein “një rriskë” e kohës hapësinore të universit “mund ta përmbajë Aliun bashkë me ditëlindjen e tij”.

Mirëpo, Gawdat nuk mendon se kjo nuk përfundon këtu dhe një formë e jetës pas vdekjes ku bëjnë pjesë të gjitha këto gjëra duhet që të shikohen.

“Personi i vërtetë që e vëzhgon atë rriskë duhet të ekzistojë jashtë limiteve të kohës hapësinore, si pjesë e jetës që i parapriu krijimit të universit”, ka shtuar ai.

“Ti je i vërtetë dhe unë i vërtetë, jashtë formës sonë fizike, duke jetuar vazhdimësinë e jetës sonë në një hapësirë të vetmuar, duke kërcyer në limite të ndryshme të kohës”.

“Uni fizik është një iluzion, jeta nuk është trupi që i nënshtrohet kufizimeve në kohën hapësinore”.

Sipërmarrësi është ish drejtori kryesor për biznes në Google X – një strukture gjysmë-sekrete amerikane e krijuar për hulumtimin dhe zhvillimin dhe kërkimet e ndryshme nga Google.

Libri i tij mbështetet nga disa teori filozofike dhe fetare, por që budizmi, stoicizmi dhe meditimi janë parime kryesore.

‘Solve For Happy: Engineer Your Path to Joy’ është botuar nga Bluebird. /GazetaExpress/