Nuk ka rëndësi sa qejf e ke dikë, sepse në
fakt, takimi i parë duhet të zgjasë fiks 57 minuta, ndaj vendos timer në
telefon dhe shkëlqe.
Por, pse duhet të zgjasë 57 minuta takimi i
parë?
Sepse ke kohë të tërhiqesh, të shmangësh atë
puthjen e sikletshme ose të mos ndihesh në siklet.
E ke parasysh momentin kur tregon një situatë
dhe kur e mendon, e ke tepruar shumë, sepse le të jemi të sinqertë, askush nuk
do ta dijë se sa i pasjellshëm është ai kolegu te zyra.
Pra, që të mos e bësh këtë, duhet të
respektosh rregullin e 57-minutëshit.
Sepse në fakt, ke edhe mjaftueshëm kohë që t’i
tregosh miqve të tu se çfarë ndodhi.
Lë mjaftueshëm kuriozitet për një takim të
dytë.
Domethënë, ai/ajo ndihet i/e tërhequr prej
teje dhe ka mjaftueshëm kuriozitet dhe dilema për të të njohur edhe më shumë.
Është koha më e mirë për të pirë një koktej
ose verë, për të konsumuar diçka të lehtë, si dhe për t’i “bërë dalje”
gjithçkaje të tepërt, që të vendos në siklet. /Shqip.com