Pse s'u takua me Pompeon e me Grenellin në Munih? Deklarohet Kurti - Gazeta Express
string(67) "pse-su-takua-me-pompeon-e-me-grenellin-ne-munih-deklarohet-kurti-ge"

Pse s’u takua me Pompeon e me Grenellin në Munih? Deklarohet Kurti

Gazeta Express

27/02/2020 19:53

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur sot se pse nuk është takuar me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, dhe me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, gjatë Konferencës për Sigurinë në Munih.

Gjatë një konference – ku Kurti ka njoftuar vendimin e qeverisë që udhëheq për heqjen e pjesshme të tarifës prej 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia dhe nga Bosnja e Hercegovina – shefi i ekzekutivit kosovar ka thënë se se roli i SHBA’së në Kosovë është i pazëvendësueshëm.

Lexo Edhe:

Kurti ka thënë se në Gjermani ka zhvilluar takimet që ka kërkuar.

“Unë kam zhvilluar takimet që kam kërkuar. Pra atje kam zhvilluar takime me kryeministra të rajonit, me Departamentin amerikan të Shtetit, por kur kam shkuar në Konferencën për Sigurisë në Munih, nuk kam kërkuar takim me ambasadorin Grenell. Por kam komunikim të vazhdueshëm”, është shprehur ai.