Pse s'po ka pushues në Shqipëri sikur viteve tjera - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

21/07/2019 16:03

Pse s’po ka pushues në Shqipëri sikur viteve tjera

Lajme

Gazeta Express

21/07/2019 16:03

Jurida Krasniqi është gruaja që menaxhon një restaurant në Qerret të Kavajes. Ky biznes funksionin që 18 vite në Qerret, megjithatë Krasniqi thotë se asnjëherë më keq sesa këtë vit nuk ka qenë turizmi.

“E kemi kete biznes qe 18-vite,dhe te flas te verteten mendoj qe kete vit turizmi esht shume keq dhe askush nuk po mendon per kete gje”, thotë ajo.

Krasniqi jep disa arsye të mundshme se pse po ndodh kjo gjë.

“Mendoj qe kjo ka ardh per shkak te politikes ktu ne Shqiperi,protestat e shumta kan bere qe turistet e huaj mos te interesohen me per Shqiperinë,dhe si pasoj e kesaj dhe puna e shume restoranteve ka rën. Politika e ktij vendi ka bere qe gjithçka te shkoj si mos me keq, askush nuk interesohet per bizneset perveq pjeses qe te marin me shume taksa se që duhet dhe te hapim vetem probleme dhe kjo qon dhe ne mbyllje te shume lokaleve”, shprehet ajo.

Për mungesën e turistëve ajo thotë se nuk ka të bëjë me ndryshim të çmimeve, pasi sipas saj çmimet vazhdojnë të jetë të njejtat siç kanë qenë në vitet e kaluara.