“Pse qeveria po vepron njëlloj siç bënte dje Enver Hoxha”


Gazeta Express
16 Maj 2019 22:22

Analisti Fatos Lubonja duke folur në emisionin “Të paekspozuarit” në “Neës 24” tha se pushteti po dhunon sot qytetarët si dikur Enver Hoxha, duke mos pyetur për të drejta të njeriut. Lubonja tha se opozita i ka rënë ka kaq kohë një dere, e cila vetëm hesht.

“11 maji ishte një përshkallëzim në drejtimin e duhur për t’i rënë derës që nuk dëgjon. Këto janë gjëra të shëmtuara, nuk duhet të ndodhin. Shteti ka përgjegjësi. Nuk është aq e thjeshtë. Se thonë ky dënohet për dhunë.

Dhunë policore, dhunë verbale. Përdorimi i prokurorisë për protestat duket i fuqishëm. Unë nuk e di si mund të përballen njerëzit me këtë lloj dhune.

Këtu të bëjmë me një masë të madhe njerëzish dhe shteti duhet të shqetësohet. Por këta kanë konceptin e kohës së Enver Hoxhës, policia është e partisë-shtet, ky është problemi”, – tha Lubonja

Te fundit


Kthehu lart