Pse po ndodhin rrahjet në LDK? Flet deputeti Rugova


Gazeta Express
29 Maj 2019 23:41

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, ka folur për përleshjet fizike gjatë zhvillimeve të kuvendeve zgjedhore të partisë së tij.

“Në LDK janë zgjedhjet e brendshme, dhe i tërë opinioni është i fokusuar rreth asaj se çfarë po ndodh në LDK”, ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7.

“Sepse, LDK’ja është shpresë për ndryshime në vend”, ka shtuar ai.

“Brendapërbrenda LDK’së do të bëhen ndryshime, dhe përmes LDK’së do të bëhen ndryshime në nivel vendi”, ka deklaruar Rugova.

Rrahjet mes aktivistëve të partisë ai i ka cilësuar “incidente të lokalizuara”.

Rugova ka thënë se ato po ndodhin për shkak të një “diskrepance mes strukturës dhe vullnetit elektoral”. /Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart