Pse po divorcohen shqiptarët?! Eurostat: Më shumë ndarje në rajon - Gazeta Express
string(62) "pse-po-divorcohen-shqiptaret-eurostat-me-shume-ndarje-ne-rajon"

Pse po divorcohen shqiptarët?! Eurostat: Më shumë ndarje në rajon

Gazeta Express

10/07/2020 16:19

Të dhënat më të fundit të Eurostat tregojnë se në Shqipëri norma bruto e divorceve është jo vetëm më e larta mes të gjitha vendeve të tjera të rajonit, por më e lartë edhe se disa shtete europiane, si Malta, Sllovenia, Rumania, apo Bullgaria.

Madje, të dhënat tregojnë se në 2018-ën, Shqipëria kishte më shumë divorce për numër popullsie edhe se Italia.

Lexo Edhe:

Në vendin tonë, për vitin 2018, sipas të dhënave të sapopublikuara nga zyra europiane e statistikave, kishte 1.7 divorce për 1000 banorë.

Gjatë 5 viteve të fundit të raportuara, kjo normë ka pësuar luhatje të ndjeshme, nga një minimum prej 1.3 divorcesh për 1 mijë banorë në 2014-ën, deri në 1.9 divorce për çdo 1 mijë banorë në vitin 2016.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se, Shqipëria ka më shumë divorce për numër popullsie se çdo vend tjetër i Ballkanit Perëndimor.

Letonia dhe Lituania kanë numrin më të lartë të dorvorceve në Europë, me rreth 3.1 për 1 mijë banorë, ndërsa nga krahu i kundërt i tabelës kemi Irlandën, Slloveninë, Bullgarinë dhe Italinë./scan