Pse nuk e keni luftu korrupsionin? Kjo është përgjigja Ramush Haradinajt për qytetarin në rrugët e Prishtinës


Gazeta Express
19 Gusht 2019 22:59

Në emisionin Pressing të Televizionit 7 janë të ftuar kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj dhe kryetari i PSD’së, Shpend Ahmeti. Atyre u kanë bërë pyetje edhe qytetarët, e një nga ta tha se ‘pse nuk u luftua korrupsioni gjatë Qeverisë Haradinaj’.

Kryeministri në detyrë tha se kishte halle më të mëdha dhe se tema e ndryshimit të kufijve e solli vendin para një gjendjeje të jashtëzakonshme.

“Një kryeministër që duhet të ruaj territorin nuk mund të kthehet e të merret me tema të brendshme si korrupsioni. Ka qenë një gjendje e jashtëzakonshme kjo tema e territorit”, ka thënë Haradinaj.

Ai tutje shton se kur të sigurohet se tema e ndryshimit të kufirit të mbyllet krejtësisht, me koalicionin parazgjedhor me Partisë Socialdemokrate synojnë që të merren me tema të brendshme.

“Prandaj, synojmë që me platformën tonë 100 për qind shtet të merremi me tema të brendshme”, ka thënë kryeministri në detyrë.

Haradinaj u ka kërkuar qytetarëve që edhe ata të ndihmojnë në luftimin e korrupsionit dhe të haraçit duke i denoncuar rastet e tilla.  /Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart