Pse nuk duhet të e shtyni kurrë alarmin në mëngjes?


Gazeta Express
12 Korrik 2019 21:37

Shtyerja e alarmit për disa minuta në mëngjes është diçka të cilën shumë prej neve e bëjnë. Ndoshta ato pak minuta që e vazhdojmë gjumin na duken si shumë të kënaqshme. Por është vërtetuar shkencërisht se nuk është fare mirë të e bëni këtë.

“Shumica e gjumit të mëvonshëm të ciklit tonë të gjumit është e përbërë nga gjumi REM apo gjumi me ëndërra, që është një fazë e gjumit restorative”, thotë Reena Merha, drejtoresh e kërimeve për çrregullime të gjumit.

“Nëse e prekni butonin për të shtyrë alarmin ju po e prishni ciklin REM”

Andaj nëse e prishni ciklin REM të gjumit ju po krijoni huti në trupin e juaj, që në të njejtën kohë shkakton rritje të tensionit të gjakut dhe rrahjeve të zemrës.

“Ato pesë apo dhjetë minuta që po i vazhdoni në gjumë nuk kanë efekt regullues në trupin e juaj”, shpjegon tutje Mehra.

Mundohuni që të bini në gjumë më herët dhe të i plotësoni ato tetë apo shtatë orë të nevojshme dhe mos e shtyni alarmin në mëngjes./Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart