Pse nuk duhet të bleni parfume të shtrenjta


Gazeta Express
11 Korrik 2019 8:48

Paska qenë më e thjeshtë nga ç’kemi menduar.

Sipas studimeve të fundit të shkencës, “blerja e një parfumi të shtrenjtë mund të jetë shpenzim i kotë të ardhurash, sepse aromat më atraktive janë të lira dhe të thjeshta.” Ky është rezultati pas një studimi nga një grup shkencëtarësh, të cilët studiuan më shumë se 10.000 aroma dhe zbuluan se njerëzit nuk preferojnë variantet më të shtrenjta në treg.

Sipas specialistëve, aroma si jasemini dhe nenexhiku janë zgjedhja më popullore mes të gjithë pjesëmarrësve në studim, transmenton Class.

Sipas raportimeve në Plos One, shkencëtarët thanë se: “Më shumë para, nuk do të thotë parfume më të mira. Disa nga aromat e forta të së shkuarës janë formula relativisht të lira dhe, sigurisht, është e mundur përzierja e lëndëve të para për të bërë parfume të mirë dhe të lirë.”

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart