Pse nuk duhet ta etiketoni nënën në Facebook nëse ajo e ka mbiemrin e vajzërisë - Gazeta Express
string(79) "pse-nuk-duhet-ta-etiketoni-nenen-ne-facebook-nese-ajo-e-ka-mbiemrin-e-vajzerise"

Pse nuk duhet ta etiketoni nënën në Facebook nëse ajo e ka mbiemrin e vajzërisë

Gazeta Express

21/12/2019 16:32

Njëra ndër pyetjet më të shpeshta që paraqiten në faqet financiare në internet është “Si është mbiemri i vajzërisë i nënës tuaj?” Kjo pyetje paraqitet pothuajse gjithmonë kur e harroni fjalëkalimin ose kur përpiqeni të hyni në një llogari nga ndonjë kompjuter i ri.

Mbiemrat e vajzërisë të nënave tona e zhbllokojnë një pjesë të madhe të të dhënave tona për identitetin. Për çdo vit, ata që i shfaqin këta mbiemra në Facebook ua lehtësojnë punën personave me qëllime të këqija që t’i gjejnë kodet tona.

Lexo Edhe:

Nëse jeni të detyruar që ta përdorni një përgjigje të sigurisë, të paktën duhet ta ndërtoni një të sigurt, thotë shefja e sektorit të sigurisë kibernetike të bankës PNC, Debbie Guild.

Një këshillë e popullarizuar nga njohësit e teknologjisë është që nëse në një faqe duhet t’i përgjigjeni pyetjes për mbiemrin e vajzërisë së nënës tuaj, thjesht shpikeni një fjalë, por mbajeni në mend atë.

Ka gjasa që mbiemri i vajzërisë i nënës suaj të mos jetë sekret dhe ndoshta dikush mund ta gjejë atë edhe në faqe të tjera, përpos në Facebook. Sigurisht, jo të gjitha nënat e shfaqin këtë mbiemër në këtë rrjet social. Por nëse nëna juaj e bën një gjë të tillë, do të ishte mirë që të mos e shfaqni. Edhe nëse emri i saj shfaqet dikund, ju nuk duhet ta identifikoni atë si nënën tuaj, shkruan “HuffPost”, transmeton Gazeta Express.