Pse nuk dihet ku është varrosur Aleksandri i Madh?


load
Gazeta Express
5 Qershor 2019 15:09

Lokacioni i varrit të Aleksandrit të Madh është një mister që ende vazhon. Aleksandri vdiç në Babiloni ku disa arkeologë mendojnë se ai ishte dashur të varrosej.

Dëshira e Lekës së Madh ishte që ai të varrosej në Siva. Në vitin 321 para Krishtit, arkivoli me trupin e tij që po udhëtonte për në Maqedoni ishte grabitur në Siri nga një prej gjeneralëve të tij, Potlemi Soteri. Ai mendohet se iku me të në Egjipt më saktësisht ne qytetin e Memfisit, ku edhe kishte qendrën qeveria e tij në atë shtet.

Thuhet se në vitin 48 para erës sonë varri i tij u vizitua nga Cezari. Për të financuar luftën e tij ndaj Oktavianit dhe Kleopatrës ai morri arin që gjendej në varrin e tij. Pastaj thuhet është vizituar edhe nga disa mbretër të vjetër. Por pasi ishte grabitur shumë herë vendi i varrit ndryshoi shpesh.

Kur John Chrysostom vizitoi Aleksandrinë në vitin 400 ai kërkoi të shihte varrin e tij dhe u shpreh kështu “varri i tij nuk dihet as nga njerëzit e tij”.

Në kohët moderne, Këshilli i arkeologjisë botërore nuk arritur të gjejë varrin e liderit të madh të kohës së Antikitetit në plot 140 tentime. Mendohej se ai gjendej në qendrën e muzeut të tashëm të Aleksandrisë. Por aty doli se ishte varri i babait të tij Filipit të dytë të Maqedonisë.

Në një dokumentar të vitit 2011, prezantuesi i National Geography Adreu Chugg tha se trupi i tij Lekës ishte vjedhur nga Aleksandria në Egjipt nga tregtarë të Venedikut. Tregtarët venedikas që besohet që i takon Shën Markut evangjelistit e dërguan trupin në Venecia ku ishin bërë nderimet e fundit në Katedralen e Bazilikut të Shën Markut./Express/

Te fundit


Kthehu lart