Pse një aktor humori do të bëhet kryebashkiak, Erion Isai flet për arsyet që e çuan drejt kandidimit


Gazeta Express
15 Maj 2019 19:06

Aktori i “BE Coffee” dhe drejtori i Teatrit të Kukullave, Erion Isai, në 11 maj zyrtarisht shpalli kandidaturën e tij për kryetar bashkie në Kolonjë.

I ftuar pasditen e sotme në emisionin ‘Ftesë në Pesë’ në Top Channel, ai rrëfeu arsyen se pse e bëri një zgjedhje të tillë.

Bieta Sulo: Kur e pranove, sigurisht është vlerësim, ambicie, por a nuk të vjen pak keq, për duartrokitjet që i ke marrë pa dallim feje, krahine dhe ideje. Tani ndahet do s’do ti.

Erion Isai: Nëse do më vinte tani një propozim për deputet nuk do e pranoja, por për kryetar bashkie do e pranoja. Sepse unë nëse rregulloj shkollën, nuk e rregulloj vetëm një socialisti, demokrati, lsi-sti, republikani apo çami, çdo njeriu. Nëse unë rregulloj rrugën, ndriçimin, ujësjellsin, nuk e merr vetëm një njeri, por të gjithë. Jam i lumtur se nëse dikush nuk të do për bindjet politike ata marrin shërbimin njësoj. 

Te fundit


Kthehu lart