Pse ndalohen aeroplanët të fluturojnë mbi shtëpinë e yllit të Barcelonës, Lionel Messi?


Gazeta Express
11 Nëntor 2019 7:45

Kur presidenti i kompanisë ajrore Vueling, Javier Sanchez-Prieto, rastësisht e përmendi gjatë një interviste se aeroplanët nuk lejohen të fluturojnë mbi shtëpinë e yllit të Barcelonës, Leo Messi dhe kjo gjë ngjalli debat në rrjetet sociale.

Kjo pasi njerëzit dëshironin ta dinin arsyen se pse kjo ndodh, dhe nëse ishte një rast i një të drejte ekstreme për kapitenin e Argjentinës.

Sanchez-Prieto ishte duke e shpjeguar planin për ta zgjeruar aeroportin  El Prat të Barcelonës dhe rastësisht theksoi se arsyeja ishte: “Sepse aeroplanët nuk lejohen të fluturojnë mbi shtëpinë e Leo Messi, gjë që është diçka, që nuk ka ndodhur kudo tjetër në botë”.

Komenti morri vëmendje të madhe me shpejtësi në rrjetet sociale, me njerëzit që kërkuan të verifikojnë deklaratat e Sanchez-Prieto, se pse aeroplanët nuk lejohen të fluturojnë mbi shtëpinë e Messit.

Siç pritej, përgjigjja ishte e shpejtë, aq e shpejtë se që Messi nuk kishte nevojë të fliste.

Kapiteni i Barcelonës jeton në komunën e Gavas, rreth 25 km larg Barcelonës dhe brenda Parque Natural del Garraf, një zonë e mbrojtur nga legjislacioni spanjoll mjedisor dhe që përmban florën dhe faunën e rrezikuar.

Prandaj, aeroplanët që mbërrijnë dhe largohen nga El Prat duhet të bëjnë një shmangie të vogël në Mesdhe për të anashkaluar zonën.

Te fundit


Kthehu lart