Pse na pëlqen kaq shumë aroma e tokës së lagësht, kur bie shi - Gazeta Express
string(60) "pse-na-pelqen-kaq-shume-aroma-e-tokes-se-lagesht-kur-bie-shi"

Pse na pëlqen kaq shumë aroma e tokës së lagësht, kur bie shi

Fun

Gazeta Express

26/01/2021 12:57

Teksa nxitojmë për të ndjekur ritmin e ditës, aroma të ndryshme na shoqërojnë përgjatë rrugëtimit tonë, shkruan “IconStyle”.

Disa na zgjojnë kureshtjen, të tjera ia dalin të na pëlqejnë e ndërsa një pjesë tjetër përpiqemi ta shmangim, transmeton lajmi.net.

Lexo Edhe:

Sidoqoftë ka disa aroma të caktuara që nxisin kënaqësi thuajse për të gjithë. Era e tokës së lagur, kur mbi të bie shi fal një ndjesi të pamohueshme lehtësimi.

Besojeni ose jo, për të gjithën këtë ka një shpjegim të mirëdetajuar shkencor.

Ne nuhasim me kokë

Duket se shqisa e nuhatjes, truri dhe kujtesa janë të lidhur ngushtë. Ju ka ndodhur jo pak herë të jeni duke shëtitur, papritur të ndjeni një aromë dhe t’u vijnë në mendje skena të shumta nga fëmijëria. Anatomia e trurit lidh ndjenjën tonë të nuhatjes, gjendjen shpirtërore dhe emocionet tona.

Pse aroma e tokës së lagur ka erë kaq të mirë?

Me siguri, kjo duhet t’ju ketë ndodhur më shumë se një herë. Pas disa ditësh nxehtësie ekstreme, shfaqen retë aq shumë të dëshiruara, qielli errësohet dhe vjen shiu, duke sjellë aromën e tokës së lagësht, gurëve dhe barit.

Kush nuk do të ndihej i qetë teksa rrethohet nga kjo aromë e freskët dhe e ëmbël? Mendjet tona janë pushtuar më pas me një sërë mendimesh pozitive të lidhura me këtë ndjenjë lehtësimi.

Nëse e lidhim këtë ndjesi me funksionin primar që i atribuohet shqisës së nuhatjes – i cili është akti i zbulimit të elementeve që trupi ynë ka nevojë për ushqim dhe dallimi i tyre nga ato që mund të jenë të dëmshme – një teori interesante nis të marrë kuptijm.

Sipas saj, paraardhësit tanë kishin krijuar një lidhje të fortë pozitive me erën e shiut, sepse tregonte fundin e sezonit të thatë, i cili rriti shanset për të mbijetuar. Falë shiut, bimët rilindin dhe të korrat stimulohen, gjë që për pasojë ndihmon prodhimin e ushqimit.

Një aromë e prodhuar nga bakteret

Kjo aromë e veçantë prodhohet kur vajra të caktuara në ajër kombinohen me një substancë tjetër: geosmin (po, një fjalë tjetër e vështirë). Substanca prodhohet nga një grup bakteresh dhe disa kërpudha që banojnë në tokë e që janë të perceptueshme vetëm kur toka është e lagur.

Këto organizma sekretojnë përbërjen kur prodhojnë spore. Pastaj, me forcën e shiut që zbret në tokë, sporet dërgohen në ajër, duke shpërndarë aromë.

Studimet kanë zbuluar se nuhatja jonë është jashtëzakonisht e ndjeshme ndaj geosminës. Disa njerëz mund ta zbulojnë atë edhe në përqendrime shumë të ulëta.

Nëse era është mjaft e fortë, ajo mund “ta transportojë” këtë aromë edhe në vendet ku nuk ka shi.