Pse muzika është e rëndësishme për fëmijët? - Gazeta Express
string(42) "pse-muzika-eshte-e-rendesishme-per-femijet"

Gazeta Express

13/02/2020 13:02

Pse muzika është e rëndësishme për fëmijët?

Gazeta Express

13/02/2020 13:02

Fëmijë si Lidra, Tringa, Arti, Tyler e Eliana ka shumë në vendin tonë.

Krahas shkollës që padyshim se e kanë primare, këta fëmijë në baza ditore, e praktikojnë artin dhe muzikën. Kjo, sepse ata e pëlqejnë muzikën dhe ajo ndihmon shumë në zhvillimin e tyre psikologjik.

Lexo Edhe:

Lidra, nxënëse e klasës së tretë të flautës, ka filluar qysh në moshën 7 vjeçare të merret me muzikë dhe kjo e ka ndihmuar atë të jetë më aktive.

Të rëndësishme muzikën për fëmijët e sheh edhe mësuesja e Lidrës, Arzije Rifati.

Ndërsa, të bëhet si Dua Lipa, Rita Ora e Beyonce është ëndrra më e madhe e 11 vjeçes, Tringa Zymeri.

Në anën tjetër, violina ka qenë gjithmonë instrumenti i preferuar i Tyler Smith.

Luajtja në një instrument, sipas mësueses së pianos, Njomza Krasniqi, kërkon kohë, përkushtim dhe durim të madh.

Përveç muzikës, edhe arte të tjera ndihmojnë në masë të madhe në zhvillimin psikologjik të fëmijëve.