Pse ka kaq shumë aksidente me vdekje në Shqipëri, ekspertët: Pakujdesi nga shoferët, por edhe rrugë problematike


Gazeta Express
13 Nëntor 2019 21:11

Përgjaken rrugët e Shqipërisë.

Vetëm gjatë ditëve të fundit janë shënuar disa aksidente të rënda, me pasojë humbjen e jetëve të disa të rinjve.

Të dhënat zyrtare konfirmojnë se numri i aksidenteve mbetet i lartë, me rreth 1136 të tillë në 9 mujorin e këtij viti.

Kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë, ka një tkurrje të numrit të tyre me 12.8%, por shqetësues është numri i lartë i viktimave me 157 për këtë periudhë.

Ekspertët rendisin si shkaqet kryesore të aksidenteve përveç pakujdesisë së drejtuesve të mjetit, edhe rrugët problematike dhe mungesën e sinjalistikës.

Artur Sulçe, ekspert për sigurinë rrugore duke folur për A2 propozon hartimin e një strategjie konkrete për reduktimin e numrit të aksidenteve, gjë që aktualisht mungon.

Te fundit


Kthehu lart