Pse hani edhe pse nuk jeni të uritur? Mësoni arsyet


Gazeta Express
12 Qershor 2019 11:38

Sigurisht keni vërejtur veten se shumë herë keni konsumuar ushqim edhe pse nuk keni qenë të uritur. Disa nga arsyet që jeni duke përjetuar këtë gjendje janë:

Stresi

Stresi kronik e mbushë trupin tuaj me kortizol- hormone që ju bënë të hani më shumë.

Lodhja

Kur nuk pushoni sa duhet, një hormon që ju shton nevojën për ushqim rritet, ndërkohë leptina- hormon që ulë nevojën për ushqim ulet. Këto dy hormone janë përgjegjëse për ndjenjën e urisë. Si rezultat ju ndiheni të uritur edhe kur trupi juaj nuk ka nevojë për ushqim.

Ankthi

Ankthi ka një lidhshmëri të fortë me çrregullimet e ngrënies. Njerëzit mendojnë se ngrënia ndihmon në menagjimin e shqetësimeve dhe stresit, prandaj kanë tendencë që vazhdimisht të konsumojnë ushqim.

Kur jeni duke kaluar mirë

Jo të gjitha emocionet e këqija ju shtyjnë të hani. Kur ju jeni duke kaluar mirë apo jeni në një event dhe ambient social, kjo ju bënë të hani më shumë.

Disa nga arsyet tjera janë: alkooli dhe fotografitë e ushqimeve.

Te fundit


Kthehu lart